Dr. Ilir Hoti DMD

Dr. Ilir Hoti u lind dhe u rrit ne Mitrovicë - Kosovë.
Shkollën Fillore dhe të Mesmen e kreu në Mitrovicë me një sukses shembullor. Studimet universitare i vazhdoi në Shqipëri në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimin Stomatologji.

Stomatologjinë e kreu me afat duke treguar një vullnet dhe dëshirë të flakët për shkencat stomatologjike. Pasion i tij gjatë kohës së lirë është piktura, gjë që ka bërë një numër të konsiderueshëm pikturash në bezë duke përdorur ngjyra vaji. Tash syrin e artistit e përdorë në stomatologji, duke i bërë punimet e tij të përkryera dhe kështu duke bërë të lumtur pacientët e tij të çmuar.

Ai vazhdimisht ndjek trajnime të ndryshme që mbahen brenda dhe jashtë Kosovës, duke qenë i ftuar që të marr pjesë me punimet e veta edhe jashtë shtetit. Është anëtar në Shoqatën Amerikane Dentare si dhe pjesëmarrës i rregullt në seminaret dhe konferencat si dhe eventet e ndryshme që mbahen nga kjo shoqatë ku pajiset me njohuritë dhe zbulimet më të reja që ndodhin në botë në lidhje me fushën e Stomatologjisë.

Po ashtu ai është ndër Stomatologët e parë në rajon që futi përdorimin e Hipnoanestezisë për pacientë të caktuar që nuk dëshirojnë përdorimin e gjilpërave, largon fobinë pacientëve që kanë frikë nga mjeku, poltroni dentar apo fobitë e ndryshme, me nje sukses te madh Largon Dhimbjet Akute dhe Kronike etj.. Është anëtar i AIA – American International Association. Ka trajnuar disa kolegë, doktorë në fushën e Hipnoterapisë, e të cilët janë treguar mjaft të suksesshëm në inkuadrimin e Hipnoterapisë në Mjekësi. Është Instruktorë i Çertifikuar i Hipnoterapisë C.H.I. si dhe mori Çertifikimin Master NLP Practitioner.

Me një fjalë, Dr. Ilir Hoti nuk mbaron së reshturi kurrë hulumtimet e tij të pandërprera në fushën e mjekësisë dentare dhe psikologjisë. Është autor i librit “Hipnoterapia në Mjekësi” të botuar në vitin 2013. Vazhdon të punojë si Mjek, Stomatolog në Kosovë dhe Shqiperi. 

Liçencat dhe Çertifikimet

  • Universiteti i Tiranë
    Master of Dental Science, Dentistry, Doctor of Medical Dentistry: kliko këtu
  • Mbi 300 kredite: kliko këtu
  • Oda e Stomatologëve të Kosovës, Certifikata për Biolaser: kliko këtu
  • Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës, Kongresi i V-të Mbarkombëtar: kliko këtu
  • Ritter Implants Germany: kliko këtu
  • Kinezologji mjekësore dhe dentare: një lëmi e re në mjekësi, kliko këtu
  • Straight wire technique I : Ortodonci, kliko këtu
  • American University of NLP: Certified NLP Master Practitioner: kliko këtu
  • American University of NLP: Certified NLP Practitioner: kliko këtu
  • American International Association - AIA: Certified Hypnosis Instructor
  • American International Association - AIA: Certification of Hypnotherapy
Dr. Ilir Hoti
DMD
Dena Rama 
Asistente
Ardit Hoti
Teknik
Emir Jashari
Teknik
Kontakti

Mund të na kontaktoni me: 

WhatsUp (8am - 5pm):
+355 69 443 6019
+383 45 252 710

e-mail:
kontakt@hollywoodsmile-al.com 

Apo përmes webfaqes tonë në kontakt format përkatëse:
www.hollywoodsmile-al.com

Follow Us
Pacienti i Ri
Orari i punës
  • Mon: 8:00 AM – 5:00 PM
  • Tue: 8:00 AM – 5:00 PM
  • Wed: 8:00 AM – 5:00 PM
  • Thu: 8:00 AM – 5:00 PM
  • Fri: 8:00 AM – 5:00 PM
  • Sat: 10:00 AM – 1:00 PM
  • Sun: Closed